Pas lajmit se një grua 50 vjeçare dhe një djalë 33 vjeçar humbën jetën në det, njëri në Durrës e tjetri në Lalës, një lajm tjetër vjen nga Rrjolli: 14 utristë ishin bllokuar në veri të vendit.
Policia Kufitare dhe FNSH kanë mundur të shpëtojnë 14 pushues në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen.
Sipas policisë për shpëtimin e tyre janë bërë tre ndërhyrje. Fillimisht janë ndihmuar 5 persona nga Shkodra e Kosova të cilët më pas janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Po në grykën e Vilunit janë shpëtuar edhe 9 turistë Çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit jeta e tyre u vu në rrezik.
Falë ndërhyrjes së Policisë, të 9 turistët kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.
VERITAS.COM.AL/