Kryetari i Parlamentit Europian, David McAllister, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve.
McAllister thotë se e ndjek me shumë vëmendje procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.
“Zoti Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Unë do të vazhdoj ta ndjek me vëmendje proçesin e integrimit, të uroj suksese për mandatin e 3-të. Ky proces ka të ardhme që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së”, thuhet në njoftimin e BE.