-Krerët e Kongresit nga të dyja palët pritet të marrin pjesë në një konferencë për sigurinë e kufirit në Shtëpinë e Bardhë, pasi mbyllja e pjesshme e qeverisë i afrohet votimit dy javor…-

Financimi për murin e premtuar të Presidentit Trump përgjatë kufirit SHBA-Meksikë ka qenë pengesa kryesore që kur filloi mbyllja më 22 dhjetor. Presidenti të martën sugjeroi se do të jetë i gatshëm të bëjë kompromis me demokratët, megjithëse ai i ka akuzuar ata në mënyrë të përsëritur se nuk duan tja dine për sigurimin e kufirit. “Siguria e Kufirit dhe ‘gjëja’ Muri dhe mbyllja nuk është vendi ku Nancy Pelosi donte të fillonte detyren si Kryetare! “Trump shkroi ne tweeter. “Le te bëjmë një marrëveshje?”

Mbledhja e së mërkurës, planifikuar për në3 pasdite, zhvillohet një ditë para se demokratët të marrin kontrollin e Shtëpisë dhe t’i japin fund monopolit republikan mbi qeverinë. Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell dhe republikanët kryesorë të Shtëpisë – Kevin McCarthy të Kalifornisë dhe Steve Scalise të Luizianës – thuhet se kane ne plan të marrin pjesë, sipas ndihmësve. Kreu i Partisë Demokratike të Dhomes, Nancy Pelosi, që pritet të bëhet kryetare të enjten dhe udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer gjithashtu kane ne plan të marrin pjesë.

Megjithatë, si shumica e gjërave në Uashington, konferenca mund të jetë një tjetër lojë e politikës ndërmjet Trump dhe Demokratëve. Shtëpia e Bardhë ka akuzuar demokratët për refuzimin për kompromis. Ftesa në takimin mbi sigurinë e kufirit erdhi pasi demokratët zbuluan një plan për të rihapur qeverinë pa financuar per murin kufitar. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders më vonë e quajti atë plan “jo-nxites” që “nuk siguron kufirin dhe i vë nevojat e vendeve të tjera mbi nevojat e qytetarëve tanë”.

Veritas.com.al/