
Kandidatja e listës së mbyllur së Partisë Socialiste për Korçën, njëkohësisht zv.ministrja e Brendshme dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko ka folur për rrugëtimin e saj deri në politikë. Kuko ka thënë se është rritur në Korçë, edhe sipas saj nuk ka kujtime të mira nga ajo kohë dhe kujton vështirësitë e kushteve të shkollave.
Nga ana tjetër Kuko flet dhe për një ‘padrejtësi’ në raport me konkurrencën kur punonte në zyrat e NATO-s.
“E kam nisur duke asipruar për t’u bërë violiniste dhe kam kujtim të hidhur nga Korça, sidomos kur shkoja në shkollat pa kushte me një mot prej -20 gradë. Shkova në Shefild për një specializim në psikologji. Unë isha një nënë e re dhe mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-së, ku kisha 4 vite që punoja. Aty mu bë një padrejtësi në raport me konkurrencën. Shkova më pas në zyrat e OSBE-së dhe u mora me reformën në aspektin e sigurisë. Besoj se aty e kam pasur momentin, ku kam rënë në sy në qeveri. Por nga ana tjetër ka qenë dhe një zbor i brendshëm për të forcuar veten dhe se kë duhet të ndihmosh dhe kë nuk duhet të ndihmosh”, tha Kuko.
“Si je me dialektin?”, – pyet Rama.
“E kam akoma, jo si im bir që shkon në Korçë dhe kthehet nga Korça me theks tjetër”, përfundoi Kuko.
Komente