Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër, ku një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Ramazan Mataj, rreth 33 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 5 janar 2025, në fshatin Dragoç, të njësisë administrative Postribë.
Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës, shkaqet dhe autorët e krimit.
Komente