Fëmija tre vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.
Ka qenë gjyshja, Barie Gjuni, e shoqëruar nga një avokat, që e ka dorëzuar fëmijën në polici.
Gjyshërit morën fëmijën më 13 prill dhe nuk e dorëzuan tek e ëma, e cila ishte larguar nga banesa pas vdekjes së bashkëshortit.
Konflikti
Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, bazuar edhe në dëshminë e nënës së fëmijës së rrëmbyer, është mësuar se Ile Gjuni pas vdekjes së të shoqit ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e të atit.
Ile Gjuni i ka thënë policisë se kishte vendosur që çdo fundjavë të ua dërgonte fëmijën dhe madje edhe t`i takonte gjyshërit e tij, por të shtunën e 13 prillit kur ka shkuar të qëndroje me ta, ajo nuk i ka gjetur, as ata dhe as të voglin e saj.