Ai sot mbushte 14 vjeç, por vdekja e mori shumë shpejt pranë vetes pas një aksidenti tragjik. Bëhet fjalë për një djalë nga fshati Xhyrë, në Hotolisht të Librazhdit.

Adoleshenti nga Librazhdi humbi jetën nga zemërimi i kalit të shtëpisë. Lajmi u përhap frikshëm sot , por pa pasur askush mundësinë më të vogël që të shpëtonte djalin.

Q.Muçaku, nxënës në klasën e IX-të në Shkollën 9-vjeçare të fshatit Xhyrë, mbushte 14 vjeç.  Por papritur është përfshirë në një aksident të pazakontë në oborrin e shtëpisë së tij.

Kali i shtëpisë së tij është trembur në një moment dhe nuk ka ndaluar së vrapuari. Por për fat të keq ishte i lidhur në duart e 14 vjeçarit që nuk mundi të zgjidhej nga litari.

Fatkeqësisht adoleshenti, i cili pësoi dëmtime të rënda në kokë e trup, edhe pse u dërgua në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” në Tiranë, katër ditë pas aksidentit ndërroi jetë sot dhe u përcoll për në banesën e fundit ditën kur ai duhet të festonte datëlindjen.

Policia ka njoftuar:

“Më datë 30.10.2018, rreth orës 23:30, në spitalin e traumës Tiranë, ku ka qenë dërguar për mjekim më të specializuar, ka ndërruar jetë shtetasi Q.M., vjeç 14, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas më datë 24.10.2018, në fshatin Xhyrë, është rrëzuar aksidentalisht nga një kafshë dore (kafshe pune)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veritas.com.al/