Detaje të reja për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, më 8 korrik, në Mat.

Tre vëllezërit Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja të cilët jetonin në Kamëz dhe Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për të kryer krimin.

Ata, sipas policisë, kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes së krimit.

I kanë ndërruar makinat disa herë për të humbur gjurmët (fillimisht për 3 ditë me radhë) dhe kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e kanë marrë peng dhe pasi e kanë mbytur me litar, e kanë hedhur në liqenin e Shkopetit.

Njëri prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa këta të fundit akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit.

Mësohet se ata kanë tentuar të heqin disa herë GPS-in e makinave me qira, por nuk ia kanë arritur.

Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë patur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën, por nuk përjashtohet mundësia ta kenë bërë për llogari edhe të personave të tjerë.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *