Uashington (AFP) – Njerëzit në Amerikën Veriore dhe Jugore, një pjesë e madhe e Evropës dhe Afrikës mund të shohin një eklips total  hënor gjatë natës nga 20 deri në 21 janar, ngjarja e fundit e tillë

Hëna e plotë do të jetë në hijen e Tokës nga 03:34 GMT deri në 06:51 GMT.

Kur fillon eklipsi, një hije do të lëvizë nga e majta, sikur të ishte duke marre një kafshate nga Hëna.

Eklipsi total do të zgjasë rreth një orë, duke filluar nga 04:41 GMT sipas NASA-s.

Gjatë eklipsit, Hëna ende do të jetë ende e dukshme, por në një tonalitet të kuq.

Ja pse një eklips hënor shpesh quhet “hëna e kuqe”.

Ngjyra e kuqe është për shkak të të njëjtit fenomen që shkakton perendimet e diellit të shfaqen rozë, portokalli ose të kuqe.

“Nje cike nga drita e diellit thyhet nga atmosfera e Tokës dhe arrin në Hënë, duke u përkulur rreth skajeve të Tokës”, shpjegon Walter Freeman, një asistent professor në departamentin e fizikës të Universitetit të Sirakuzes.

“Kjo sasi e vogël e dritës së kuqe ende ndriçon Hënën mjaftueshem për ne ta shohim atë. Në vend që të jetë e ndritshme dhe e bardhë, Hëna do të jetë shumë e zbehtë dhe e kuqe, 10.000 herë më e dobët se zakonisht “.

Megjithëse eklipset totale të hënës ndodhin, mesatarisht, rreth një deri tre herë në vit, pas kësaj do të ketë një boshllëk prej tre vjet derisa një tjetër të jetë i dukshëm.

“Është shansi i fundit për pak kohë për të parë një eklips total të hënes”, tha Bruce Betts, shkencëtari shef i The Planetary Society.

Eclipsi total i ardhshëm do të jetë i dukshëm nga Evropa më 16 maj 2022.

Ndërkohë do të ndodhin edhe disa eklipse te pjesshëm hënor.

Eklipset totale ndodhin vetëm kur Toka lëviz pikërisht mes Diellit dhe Hënës.

Moti me re mund të pengojë shikimin, por ekspertët thonë se ndryshe nga rasti i një eklipsi diellor, nuk ka nevojë për syze të posaçme për të dalë jashtë dhe për të parë një eklips hënor.

Kjo për shkak se Hëna nuk prodhon dritë vete, por vetëm reflekton dritën e Diellit.

“Hëna nuk është kurrë mjaft e ndritshme për të lënduar sytë sic është Dielli”, tha Freeman.

“Hëna e kuqe është një nga mundësitë e pakta që ne kemi per të pare si Hënën ashtu edhe yjet në qiell në të njëjtën kohë, meqë Hëna është zakonisht shumë e ndritshme”.

VERITAS.COM.AL/