Nga Romeo Kara
Shyqyr Zotit qe kemi qene gjalle kur u fut Shqipëria në NATO dhe kur u hoqen vizat si dhe kur u perdoren në fushaten e elektorale të vitit 2009 keto dy momente si arritje personale te vete Berishes.
Jam i sigurt qe sa here qe Basha i thekson keto arritje si të tijat, edhe vetë Berishes i shkon vetiu ndermend mendimi “çfare mashtruesi” për të.
Basha eshte mbase i vetmi politikan qe për qellime elektorale po tenton të bleje të shkuaren e tij kaq hapur dhe kaq idjotesisht.
Me para dhune e mashtrime mund të blesh të tashmen dhe të ardhmen, por kurre te shkuaren.
Ai djallezisht po tenton te na veteserviret jo vetem si meritor i ketyre dy arritjeve të Berishes, por edhe si meritor i cdo arritjeje të PD-se. I gjithe libri i tij elektoral, i sherben vetem ketij qellimi. Ne sot duhet të besojme se nuk ishim ne por ishte Basha 16-17 vjecari qe na frymezonte dhe drejtonte ne në ate dhjetor të vitit 1990.
Kur kepucet rrine të ngushta duhen perdorur patjeter luget e kepuces, keshtu qe edhe ky liber u sajua mysybet vetem e vetem qe të sherbeje si luge kepucesh për të servirur mashtrimet e Bashes, të cilat thyejne edhe vetë ligjet e kohes dhe nuk mund t’i gelltise kurrkush.
Mashtruesit gjithmone mendojne se, jane me te zgjuar se personat të cilet ata kane piketuar për t’i mashtruar dhe sigurisht qe Basha na konsideron ne budallenj.
Problemi kryesor me ata qe jane edhe mashtrues edhe diabolike eshte se, ata duke i qendruar besnik mashtrimit të tyre, fillojne t’a besojne edhe vetë ate. Pikërisht ky eshte momenti kur mashtruesi trajton padashur si budalla edhe veten e tij, perderisa ben objekt vetveten dhe realisht ai e budallalleps vetveten.
Sinqerisht pas disa viteve, une dhe të tjere si une, do t’a kujtojme Bashen vetem si gafaxhiun kronik dhe mashtruesin qesharak.
A kane lidhje keto dy dukuri të tij me njera-tjetren nderkohe qe ai ua ka leshuar litarin të dyjave?
A kane lidhje momentet e shpeshta, të asaj kur goja e tij flet krejtesisht e pakontrolluar nga truri me mashtrimet qe thyejne ligjet e kohes dhe na flasin për Bashen hero 17-vjecar apo perpara se ai të lindte?
A eshte Basha viktime e vetvetes?
Nese po, atehere demenca duhet marre me seriozisht, zgjedhjet të shtyhen dhe PD të ofroje nje tjeter alternative.
Veritas.com.al