Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur paraditen e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme.
Për gazetarët, Meta është shprehur se: “Dum Dumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës… Unë po shkoj te Dum Dumani, kur të dal do ju tregoj”.
Dje SPAK mori në pyetje edhe të shoqen e Metës, pasi ndaj tyre ka një hetim pasuror. Ndërsa më herët edhe vjehrra e Ilir Metës, Fatime Kryemadhi, është marrë në pyetje për orë të tëra nga prokurorët. Kësaj të fundit SPAK i ka bllokuar edhe 5 telefona celularë që i janë gjetur gjatë një kontrolli.