Një NGO e financuar nga Geeorge Soros, që përpiqet të nxisë martesat mes personave ‘gay’ në Kamboxhia, “duhet të mbylet”, tha kryeministri Hun Sen, duke e akuzuar grupin se po ofron interesa të të huajve.
“Qendra Kamboxhiane për Të Drejtat e Njeriut (CCHR) duhet mbyllur, sepse i marrin direktivat nga të huajt” iu tha ai punëtorëve të veshjeve.
“Ministria e Brendshme duhet ta shikojë këtë”- tha.
“Nëse kjo është një NGO ndërkombëtare, kjo s’është ndonjë problem” vazhdoi ai. “Por kjo NGO është regjistruar si kamboxhiane, që të huajt e kanë regjistruar për të bërë këtë dhe atë”.
CCHR është themeluar në vitin 2002 nga ish- kryetari i opozitës Kem Sokha, i cili aktualisht po pret të dalë në gjyq me akuzë për tradhti dhe konspiracion në nxitjen e revolucionit të ngjyrosur, pasi doli e u tha reporterëve se se i kishte marrë këshillat nga ekspert e Shteteve të Bashkuara.
Veritas.com.al/