Për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi zgjedhjet e 2025 do të mbahen edhe nëse në fuqi do të mbetet kodi aktual zgjedhor. Në një konferencë për mediat, Celibashi apeloi partitë të adresojnë rekomandimet për kodin zgjedhor.
“E dimë të gjithë që nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë jo më larg se një vit, në raste ekstreme 6 muaj. Nëse mbetemi me Kodin aktual, zgjedhjet do të bëhen, nuk di të them çfarë impakti do të ketë, qoftë faktori politik kanë pranuar të bëjnë ndryshime në kod. Do ishte mirë që partitë politike të angazhohen për ti kryer sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi paraqitur listën e cështjeve për adresim i mbetet partive, për t’i adresuar.” tha Celibashi, ndërsa komentoi edhe vendimin e gjykatës kushtetuese për herësn.
“Është herët për ta thënë, nuk kam pse të them se nuk ka qenë objekt diskutimi, duhet të kuptojmë që ka qenë një rregull ligjor që kushtetueesja e ka shfuqizur duhet të plotësohet kjo mangësi, në mungesë të këtij plotësimi nuk e them dot shumë kohë para momentit kur kqz duhet të vendosë institucionalisht. Është mirë që partitë ta adresojnë këtë cështje, prodhon pasiguri për administrimin e procesit zgjedhor.” u shpreh ai./