Brunilda Kasmi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë, dha sot dorëheqjen. Nuk dihet ende shkaku i dorëheqjes, por lajmi është konfirmuar nga burime nga Presidenca për gazetën Panorama.

Brunilda Kasmi do të kalonte së shpejti në procesin e vetingut pasi ishte pjesë e listës prioritare, duke qenë se kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Në vitin 2016, Brunilda Kasmi u përfshi nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) në listën e zyrtarëve të lartë që kishin bërë deklarim të rremë të pasurisë. ILDKPKI madje regjistroi në prokurori hetim për “mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

Brunilda Kasmi është e gjashta gjyqtare që dorëhiqet nga detyra përpara se të kalojë në procesin e vetingut. Pesë gjyqtarët e tjerë janë:

Mirela Fana – anëtare e Gjykatës së Lartë, kryetare e KED;

Ilir Pashaj – gjyqtar në Elbasan;

Drita Velaj – gjyqtare në Kukës;

Besnik Imeraj – anëtar i Gjykatës Kushtetuese;

Ilir Çeliku – gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Veritas.com.al/