Këshilltari Special Robert Mueller, i cili ishte më i angazhuari me fajësimin e zotit Trump si i përzierë në marrëveshje me Rusët gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre,  është përqendruar në ngjarjet që nga zgjedhjet- jo gjatë fushatës- në bisedat e avokatëve të Presidentit Trump, raportoi Axios ditën e Hënë.

“Kjo na sugjeron më shumë pengim të Drejtësisë mbasi ka ardhur në detyrë, se sa marrëveshje të fshehta me Rusinë gjatë fushatës”, tha raporti.

Raporti tha se dy temat kryesore, ku Mueller ka shprehur interes deri tani janë pse u largua nga detyra drejtori i FBI, James Comey dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Ekipi i Mueller ka qenë në negociata me avokatët e Shtëpisë së Bardhë për të bërë specifikimet në një intervistë me Trump brenda “pak javëve që vijnë”, sipas Axios.

Veritas.com.al/