Në kampin e maxhorancës parlamentare po shtohen zërat që kërkojnë “zgjedhje vetëm me opozitën”. Të fundit ishin kryetari i Partisë “Demokracia Sociale”, zoti Milo; dhe kryetari i PDIU, zoti Idrizi.
Kryetari i Partisë PDIU, Shpëtim Idrizi, i ka çuar fjalë kryeministrit dhe kryetar i maxhorancës politike, Rama që të “ulet në tavolinë me Opozitën” me qëllim që të gjendet një zgjidhje. Si Idrizi edhe Milo në formulimet e tyre përdorin fjalët “krizë politike”.
Zoti Idrizi kërkon që kryeministri të ulët në tavolinë me kryetari e Opozitës, Basha, “për zgjidhjen e krizës”. Të njëjtën gjë kërkoi që nga ekrani i televizionit edhe Paskal Milo, i PDS. Ai tha se nuk mund të zgjidhet “kriza politike” pa pjesëmarrjen e opozitës “në zgjedhje”.
Më parë, aleati kryesor në qeverisje, LSI, ka deklaruar se nuk ka zgjedhje pa opozitën.
“Të vegjlit” e maxhorancës po bëjnë ndryshimin nga liderët që mbajnë pushtetin kryesor. Këta vijnë nga një rrugë politike kujdestare për demokracinë, ndërsa kryeministri Rama në rrugën e tij njeh vetëm pragmatizëm pushteti, pa demokraci.
/Veritas.com.al/