Edhe Wall Street Journal, një kritik i hidhur i tarifave të Trump, ka komplimentuar presidentin për njoftimin e djeshëm në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. “Disa lajme të mira nga tregtia”, është titulli i komenteve te Bibbia-s mbi tregtinë e lirë dhe anti-proteksionizmin.
Të dy palët kanë pranuar një armëpushim mbi detyrat reciproke në fuqi, ose të shpallura, pa skadim, dmth për sa kohë do te zgjasin negociatat drejt një marrëveshjeje të përgjithshme që eliminon barrierat. Trump ka bëre një hap prapa mbi tarifat prej 25% për makinat evropiane të importuara në SHBA dhe BE është zotuar të blejë me shume gaz natyror nga Amerika, i cili parashikon që brenda vitit 2020 të trefishojë kapacitetin e saj të prodhimit te ketij burimi energjie dhe shumëfishoje terminalet për eksportimin global të gazit të lëngshëm nga deti. Lajmi i marrëveshjes së gazit midis Uashingtonit dhe Brukselit është veçanërisht djegese për Rusinë. Trump gjithashtu ka marrë një angazhim evropian për të blerë shumë më shumë soje nga Shtetet e Bashkuara dhe ky lajm i bën keq ne fakt Kinës, e cila I kishte vene kundër-tarifa Trump-it për këtë produkt për të goditur fermerët amerikanë, elektorat pranë Donald.
Nëse këto dy pika kanë vlerë të dukshme politike, nga ana e Trump, për të bere presion mbi Putin dhe presidentin kinez Xi duke treguar se Amerika dhe Evropa jane duke gjetur një ribashkim natyral, qëllimi përfundimtar i përbashkët dhe i ekspozuar nga presidenti amerikan është edhe më shumë ‘ambicioz dhe strategjik: “Zero Tarifa, zero barriera jo-tarifore, zero subvencione në’ prodhimet industriale jo-automobilistike ”. Oferta e bërë Evropës nga Trump gjatë G7 ne Qershor nuk ishte një batutë, prandaj edhe nëse nuk do të jetë e lehtë për ta zbatuar, Evropa ka thënë se është e gatshme ta marrë seriozisht .
Titulluar si një proteksionist i çmendur, që po frenonte rritjen e SHBA dhe duke e çuar rendin e tregtisë botërore në rrënim, Trump do të vishte sot, pra, kostumin e ekstremistit pro-tregtisë se lire. Por Donald është mohimi i gjallë i sundimtarit qe vesh një këmishë ideologjike. Ai nuk e di se çfarë janë teoritë pavarësisht, dhe ka yll polar interesat e Amerikës. Vetëm lentja e “Amerika së Pari” mund të arrije te shohë se cilat janë qëllimet e tij reale. Trump e di shumë mirë se tregtia e lirë është e mirë për zhvillimin e ekonomive dhe në fund të takimit me Juncker ka thene se marrëveshja do të jetë një avantazh për të gjithë. ” Tani jemi në një fazë të miqësisë së ngushtë, të marrëdhënieve të forta tregtare me të cilat të dy palet fitojmë,” tha ai, i kënaqur që ka marrë koncesione që do të ishin të paimagjinueshme me Obamën ose me Hillarin.
Aspekti politikisht me i rëndësishëm i marrëveshjes me BE është në pjesën e komunikatës së përbashkët në të cilin dy liderët kanë premtuar të bashkëpunojnë në reformën e rregullave të tregtisë ndërkombëtare “për të zgjidhur rastet e praktikave jokorrekte, përfshirë vjedhjen e pronësisë intelektuale, transferimet e detyruara të teknologjisë, subvencionet industriale, shtrembërimet e krijuara nga ndërmarrjet me kontroll nga shteti dhe mbiprodhimin “.Janë të gjitha akuza qe Shtetet e Bashkuara kanë thënë prej kohësh për Kinën dhe mbi të cilat Trump mori OK nga BE, e cila gjithashtu ka nga këto probleme me Pekinin dhe mund të jetë një aleat i dobishëm ne Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Rezultati padyshim pozitiv i misionit të Juncker mund të çudisë ata që nuk japin kredite për Trump qe ka një strategji të qartë. Gjithashtu, ata që mendojnë se ai është një person i paekuilibruar i pabesueshëm që kërcen nga sfida ne sfide pa pasur një plan. Përkundrazi, është dhe është i një thjeshtësie çarmatosese,qe hedh përtokë dashamirët e sofistikuar të artit diplomatik formal “Unë mbroj interesat e Shteteve të Bashkuara, të tjerët mbrojnë të drejtat e tyre, ju kërkoj reciprocitet ne trajtim dhe refuzoj të gjitha marrëveshjet e mëparshme që unë i konsideroj ndëshkuese për SHBA. Le të flasim, ose do të bëj sipas kokës time. ” Mund të mos ketë gjithmonë te drejtë në çdo gjë, por shpesh ka arsye serioze. Mbi të gjitha, di se ka asin ne dore se përfaqëson Amerikën, superfuqinë e vetme, dhe e luan ne mënyrë te paskrupullt.
Veritas.com.al/