Kryeministri Edi Rama menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit ju ka dërguar mesazh deputetëve socialistë, ku ju kërkon që të tregohen të kujdesshëm gjatë procesit të numërimit.

Ndërkohë që thekson se PS ka marrë timonin.

‘Sipas të gjitha të dhënave timonin do ta kemi. Qetësi e durim ndaj çdo provokimi, na duhet proces i pastër dhe i pakontesueshëm. Rroftë çdokush që ka punuar dhe punon për qëllimin tonë. Rroftë çdo njeri i këtij vendi që na ka besuar’. Ky është mesazhi i Ramës drejtuar deputetëve.