39 vjeçarja është një politikane bjelloruse në Ekzil, dhe është ftuar në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama për të folur për krizën bjelloruse dhe angazhimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Bëhet fjalë për politikanen Sviatlana Tsikhanouskaya që nuk jeton në Bjellorusi, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, një bloger dhe activist në vitin 2020.
Sipas informacioneve të kohës, ishte kandidatura që Sviatlana vendosi kundër presidentit Lukashenko për të marrë presidencën, e pas kësaj, jeta në familjen e saj ndryshoi katërcipërisht.
Svietlana njofton në rrjetin social twitter se në 29 shtator, pra sot, do të jetë në vendin tonë për të folur për situatën në Bjellorusi, arsyet që e çuan drejt ekzilit dhe boton edhe një foto me kryeministrin Edi Rama.
Pasi arrestuan bashkëshortin në 29 maj 2020, Tsikhanouskaya anoncoi synimet për presidencën. Ajo u regjistrua si kandidate e pavarur dhe u mbështet nga kandidatët e opozitës që nuk u lejuan të regjistrohen në zgjedhje. Natën përpara zgjedhjeve, policia mbajti të ndaluar stafin e saj. Llukashenko më parë kishte deklaruar se vendi nuk ishte gati për një president femer. Gjatë fushatës, ajo është kërcënuarnë mënyrë të vazhdueshme.