Kuvendi miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit presidencial për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e me 78 vota edhe emërimin e kryeministrit Rama në postin e kryediplomatit.

Këto ndryshime u dekretuan disi me vonesë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pasi më herët çështja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme u veçua nga ndryshimet e tjera të kabinetit qeveritar, për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Pas votimit të këtyre dekreteve, janë miratuar edhe projekt ligjet e tjera në agjendën e punimeve të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar.

Veritas.com.al/