Personat tetraplegjikë që ndodheshin prej mëngjesit të sotëm para Kuvendit, janë takuar me kryeministrin Edi Rama. Teksa mbylli fjalën në sallë dhe doli për të marrë dozën e tretë të vaksinës, Rama ndaloi dhe para tetraplegjikëve.

Vetë tha se e kishte të pamundur t’i priste sepse kishte lënë orar për vaksinën, në orën 11.30, por i ftoi të futeshin në Kuvend dhe që të takohen me ministren e Ekonomisë.

“Unë nuk mundet dot t’ju marr brenda se kam lënë një orar për vaksinën. Për momentin do tju presë ministrja brenda. Unë do flas me të dhe do shikojmë marrëveshjen, çfarë ka marrëveshja. Më pas do ju kthej unë përgjigje brenda pak ditësh. Nesër do iki në Amerikë, po do flas me ministren, do shikojmë dhe marrëveshjen”, tha Rama.

Më pas, ai kërkoi nga gazetarët dhe shërbimi i Kuvendit që të ndihmonin këta persona që të futeshin brenda, të mos qëndronin më në shi. “Do t’i them ministres t’ju presë brenda. Mos rrini më këtu në shi. Futuni brenda se do ju presë ministrja”, tha Rama.