Zërat kritikë ndaj Bashës janë shtuar shumë ditët e fundit. Kundër Bashës është pozicionuar edhe Edith Harxhi, ish zv.ministre e PD dhe njohëse e mirë e gjeopolitikës si dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo ka shkruar një status në Twitter, por ndryshe nga të gjithë. Duke qenë se të përjashtuarit, po i flasin, madje i i bërtasin  shqip dhe ai nuk po reagon, Harxhi i ka drejtuar një mesazh në anglisht.

“Fool me once, shame on you.Fool me twice shame on me! I am and have always been DP…the cause remains but only the cause…time to shake up”, shkruan Harxhi. /

(“Më bëre për budallaqe një herë turp për ty, më bëre dy herë- turpi për mua. Kam qenë dhe gjithmonë do jem në PD. Kauza mbetet, por vetëm kauzën … koha për t’u shkundur”).

/Veritas.com.al/