Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami, gjatë garës që po zhvillon, e ka përqendruar objektivin e tij në duke i ‘shkuar në deje’ Partisë Demokratike. Në krye të agjendës së tijj ai ka shpallur ‘nuk do të ketë më parti si pronë private të kthyera në vatra të korrupsionit politik’.

Selami ka shkruar në media sociale se ‘kur të fitoj, do ta filloj nga analizat e hapura. Populli do të gjykojë se cila parti do të fitojë dhe cila do të shkojë për servil. Do ta filloj nga seksioni më i thjeshtë në 69 degët e Partisë Demokratike në gjithë vendin. Unë kam zbritur në deje”, tha ai.

Gjatë një programi televiziv në ‘Vizion Plus’ zoti Selami ka pohuar se para katër vjetësh Lulzim Basha, kryetar i PD, e kishte ftuar të bëhej nënkryetar i PD, por Zoti Selami e refuzoi.

“Nuk pranoj asnjë post të ofruar nga kryetari pa votën e bazës së partisë me votim të fshehtë”- ka thënë Eduard Selami.

Duke folur për modelin e Bashës si lider i PD, zoti Selami ka pohuar se ‘modeli i Bashës është i dështuar’.

“Ai tashmë dështoi dhe projekti i tij është i vjetruar”- tha zoti Selami.

Ai ka premtuar para audiencës së demokratëve se ‘do të ristrukturoj gjithçka, por edhe Bashën do ta mbajë afër.

Ka treguar hapur edhe mbi atë çfarë mendon në raportet Berisha- Basha.

“Kam takuar Berishën, dhe mendoj se ai mbështet Bashën. Megjithëse më tha se do të ruajë neutralitetin. Do të strukturor gjithçka, por nuk do të ketë vendime të mijat pa miratimin e Këshillit Kombëtar; gjë që nuk është parë deri më sot në Shqipëri”- ka thënë Eduard Selami.

Eduard Selami është një nga firmëtarët e  Partisë Demokratike në krijimin e saj në vitin 1990; ishte kryetar i PD në vitet 96.

Veritas.com.al/