(FOTO: Snowden dhe Bin Laden)/

Nuk ka dyshim se Central Intelligence Agency (CIA), dhe Federal Bureau of Investigation (FBI) e të tjerë bëjnë punë të mira, por është po kaq e qartë se ata janë aktivisht në errësirë, të paktën- shkruan Snowden. Në një intervistë me “American in exile” Edward Snowden sjell disa shembuj mbi këtë.

Për shembull, Snowden në azil është cituar nga “Moscoë Tribune” që ka thënë: “Unë kam dokumente që tregojnë se Bin Laden është akoma në listën e pagesave të CIA-s. Ai akoma merr 100 mijë dollarë në muaj, shumë kjo që i transferohet përmes disa biznesesh dhe organizatave, direkt në llogarinë e tij bankare Nassau”.

Edward vazhdon: “Unë nuk jam i sigurt ku ndodhet ai tani, por në vitin 2013 ai jetonte i qetë në vilën e tij me pesë gratë e tij. Osama Bin Laden ishte një nga operativët më të efektshëm të CIA për një kohë të gjatë”.

Snowden konkludon:  “Ata organizuan vdekjen false të tij në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Pakistanit… Që nga momenti kur të gjithë besojnë se ai ka vdekur, kjo do të thotë se askush nuk kërkon që ta zbulojë; kështu që është shumë e thjeshtë për t’u zhdukur. Pa mjekër dhe pa xhaketë ushtarake, askush nuk e njeh”.

/Veritas.com.al/