Nga: BREITBART LONDON
Nigel Farage është duke e lënë programin e tij pesë-herë-në javë në radion LBC të Mbretërisë së Bashkuar, ndërprerja e papritur e shfaqjes në ditët e ardhshme mbasi ai kritikoi dhunën dhe ikonoklazmën e aktivistëve të krahut të majtë në Britani.
Stacioni i radios LBC me qendër në Londër njoftoi largimin pasditen e së enjtes, në një deklaratë të shkurtër duke zbuluar se ndërsa kontrata e fushatbërësit te Brexit së shpejti do të mbaronte, megjithatë ajo po përfundonte menjëherë. Stacioni thoshte: “Falënderojmë Nigel për kontributin e madh që ai ka dhënë në LBC dhe i urojmë më të mirën.”
Zoti Farage kishte prezantuar një program pesë-dite në javë për LBC – me disa nderprerje për fushatat politike, për shembull gjatë zgjedhjeve parlamentare të BE-së të cilat partia e tij i fitoi në 2019 – për tre vjet. Ai intervistoi Presidentin e SHBA Donald Trump në programin e tij në Tetor 2019, dhe përdori programin për të paralajmëruar popullin britanik se Brexit për të cilin votuan në vitin 2016 ishte në proces për tu tradhtuar.
Breitbart i është drejtuar Z. Farage për koment.
LBC është një nga pak stacionet në Mbretërinë e Bashkuar që ofron një format kryesisht të diskutimit- radiofonik. Ajo ka pasur një staf stabël të prezantuesve nga i gjithë spektri politik, por pa një zëvendësim te shpallur, përzierja tani është dukshëm më pak e larmishme.
Hosti i LBC dhe Reamainer-i i hapur James O’Brien gugati rreth ndryshimit dhe zhvendosjes majtas të rrjetit të enjten, duke dalë në Twitter për të deklaruar “Ne e morëm stacionin tonë përsëri”.
BBC raporton se pronari i LBC, Global Radio, është kritikuar ditët e fundit për përgjigjen ndaj vdekjes së George Floyd, me një zëdhënës duke i thënë transmetuesit shteteror Britanik që ata kishin ndërmarrë “disa hapa ditët e fundit … përfshirë formimin e një komiteti BAME . ”
Një raport mbi largimin e Z. Farage nga e majta Guardian e Britanisë së Madhe citon burime të brendshme në Global duke thënë se kishte pasur “tërbim” brenda stacionit mbi komentet e fundit të Z. Farage mbi atë që ai përshkroi një tërësi dhune dhe ikonoklazme në rrugët Britanike që po shtyheshin nga ekstremistët e majtë nën maskën e protestave të Black Lives Matters.
Referuar trendit të ri të shkatërrimit të monumenteve dhe statujave në Mbretërinë e Bashkuar, Z. Farage krahasoi vandalët me Talibanët këtë javë. Në një aluzion ndaj ikonoklazmës së përhapur nën regjimet islamike teokratike, udhëheqësi i Brexit vazhdoi: “Në qoftë se ne nuk marrim udhëheqjen morale shpejt qytetet tona nuk do ja vlejnë me per të jetuar.”
Duke diskutuar kapitullin në Mbretërinë e Bashkuar të lëvizjes Black Lives Matter, qe me pranimin e tyre po ndjekin objektivat e majta politike të forta si heqjen e forcës policore, Z. Farage tha që grupi është një “organizatë e rrezikshme, Marksiste” e cila është “e prirur për anarki “.
VERITAS.COM.AL