Efektivi i policise që vrau Klodian Rashën, dy ditë më parë, ka shfaqur pendesë në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës ku dhe iu komunikua masa e arrestit me burg.
Polici N.H, ka bërë një ndjesë publike në seancë për familjen e Klodian Rashës teksa u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për BalkanWeb se efektivi i Policisë është shprehur në seancë se nuk donte ta vriste Rashën, por e kreu aktin duke menduar se po i rrezikohej jeta e tij.
VERITAS.COM.AL