Ekuipazhi i një helikopteri  Cougar të Forcave të Armatosura, njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes, se ka evakouar 15 persona në fshatrat Theth e Shalë, mes tyre dy të sëmurë. Helikopteri është nisur nga Farka në Tiranë dhe ka mbërritur në vendin ku ishin bllokuar 15 vetë, në kohën  e duhur. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes 15 personat, përfshirë edhe disa mësues po dërgohen në Shkodër.

Në foton e mësipërme pasqyrohet momenti kur 15 personat që ishin bllokuar nga bora në Theth dhe Shalë, shpëtohen nga efektivët e FA-ve të ekuipazhit të helikopterit Cougar. Ata shihen teksa kanë dalë në një pikë të lartë, ku edhe helikopteri mund të gjente terren për evakuimin e tyre, ndërsa dy të sëmurët merren nga shtëpitë.

Me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur, bën me dije Ministria e Mbrojtjes

Kërkesa për ndërhyrje nga ajri është bërë nga prefekti i Shkodrës.

Mësuesit dhe banorët në emergjencë ishin bllokuar në Dukagjin për shkak të rënies së sasive të mëdha të dëborës.

Veritas.com.al/