Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka emëruar 63 për qind të kabinetit, sipas Sean Spicer, shef i Strategjive dhe Komunikimit të Komitetit Kombëtar Republikan (RNC).

Spicer gjithashtu iu tha reporterëve se Presidenti i zgjedhur është praë njoftimit se cili do të jetë Sekretar i  Shtetit.

“Presidenti i zgjedhur është shumë afër vendimit se cili do të jetë Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara. Ne po presim që njoftimi të bëhet në ditët që vijnë”, iu tha Spicer reporterëve ditën e Hënë në mëngjes.

Zëdhënësi i Trump, Jason Miller, gjithashtu të hënën në mëngjes iu tha reporterëve se me cilët ka planifikuar Trump që të takohet të Hënën.

Ja cilat janë takimet për sot, e Hënë:

Ish CEO i Hewlett-Packard, Carly Fiorina,

Senatori  Demokrat i West Virginia , Joe Manchin

Republikan dhe Kongresmen, Idaho,  Raul Labrador

Kongreswoman Republikane e Washingtonit, Cathy McMorris Rodgers

Kongresmen Republikan i Montana, Ryan Zinke

Ish Governator i Texas, Rick Perry

Të Mërkurën, Presidenti i zgjedhur do të mbajë një “tech summit” në  “Trump Tower” me liderë të Industrisë.

Miller tha se do të ketë detaje të tjera mbi samitin, duke shtuar se “Disa emra të mëdhenj kompanish janë duke ardhur në Tower”.

/Veritas.com.al/