Zyrtarë të administratës së Trump po kërkojnë marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës përmes disa burimeve të vështira . Ata i janë drejtuar historianit të Greqisë së Lashtë, Thucydides, i cili shkroi kronikat e Luftës e Peloponezit mes Athinës dhe Spartës- raporton Breitbart News.

Michael Crowley raportoi për revistën “Politico” se profesor Graham Allison i ‘Harvard Kennedy School’ është takuar me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Trump muajin e kaluar dhe ka diskutuar rreth “Thucydides Trap” – një term që e e shpiku vetë për të shpjeguar se si frika e një fuqie emergjente mund të përhapë konfliktin me pushtetin e krijuar. Sipas tregimeve të Thucydides “Çfarë e bën luftën të paevitueshme ishte rritja e pushtetit Athinian dhe frika që kjo shkaktonte në Spartë”.

Sipas Crowley, ‘Thucydides’ e entuziazmoi Shtëpinë e Bardhë të Trump-it, duke përfshirë këtu edhe shefin e strategjive Steve Bannon, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, H.R. McMaster, sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis,dhe zëdhënësin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,  Michael Anton (i cili gjatë fushatës së vitit 2016 ka shkruar për ‘Journal of American Greatness’ nën pseudonimin “Publius Decimus Mus”).

Veritas.com.al/