Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur RAI3 në lidhje me akuzat se eksponentë të qeverisë kanë lidhje me mafien.
Rama i ka kërkuar gazetarit italian që të thotë një emër të ndonjë eksponenti i cili ka kaluar në gjykim, për lidhje me mafien.
Pjesë nga intervista:
Rai3: Ju po më thoni se, në Shqipëri, mafia nuk ekziston dhe nuk ka asnjë ndikim politik. Ky është qëndrimi juaj?
Rama: Më lini të mbaroj.
Rai3: Ju lutem. Sigurisht. Për të kuptuar të sintetizuar.
Rama: Pra, është fakt që ju thoni që dy kriminelë flasin me njëri-tjetrin, nuk e vë në diskutim. Në rregull? Por, ta marrësh këtë fakt, ta sjellësh këtu. Domethënë, të udhëtoni nga Italia, të vini tek unë dhe të më thoni “shumë eksponentë.
Rai3: Iu përgjigja pyetjes suaj. Nuk ishte pyetja ime. Iu përgjigja pyetjes suaj.
Rama: Jo, jo. Ju thatë, “shumë eksponentë të qeverisë suaj janë vërtetuar se kanë pasur lidhje me mafien”. E thatë ju. Kush? Më thoni një emër, që ka kaluar në gjykim dhe gjithë pjesën tjetër, unë nuk komentoj, po që nuk është provuar e as nuk është dënuar për bashkëpunim mafioz, që të jemi të qartë. Jo, jo, ju mund të bëni gjykatësin mbi gjykatësit, është e drejta juaj.