Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë që ekzekutuan Behar Sofinë më 25 shkurt pranë Piramidës në Tiranë. Ekzekutori 24 vjeçar Ernejt Shyti, pas arrestimit pranoi se e ka vrarë për 50 mijë euro Behar Sofinë.

Shyti u ndalua nga policia e Malit të Zi pasditen e djeshme në Podgoricë aty ku ai jetonte dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe pasi është vënë përballë provave si ADN dhe pamje filmike, ai ka rrëfyer se porosinë e mori nëpërmjet rrjeteve sociale. Shyti i tregoi grupit hetimor se pjesë e grupit për të ekzekutuar 66 vjeçarin Behar Sofinë ishin edhe Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.

Më premtuan 50 mijë euro

‘Më premtuan se nëse do të vrisja Behar Sofinë do fitonim 50 mijë euro, nga të cilat unë do merrja 20. Tre ditë para se ta vrisja duke e qëlluar dy herë me pistoletë më dhanë fotografinë e Sofisë dhe adresën e shtëpisë dhe kafes ku qëndronte. E ndoqa këmba këmbës, nuk e njihja më parë, skisha asnjëkonflikt me të. Kur ai ishte i vetëm vendosa ta qëlloj dhe u largobva me biçikletë. Armën nuk e hodha në lanë por nga kodrat e liqenit”, ka thënë ai.

I penduar apo ndihmës i policisë? 

Me këtë rrëfim Ernjet Shyti ka ndihmuar hetuesit të shkojnë tek tre bashkëpunëtorët e tij si dhe të kthejnë provat e tyre. Fillimisht është gjetur maska anti COVID e Shytit e hedhur në hyrje të Kodrave të Liqenit, ku nga analizimi i ADN-së ka zbuluar se ishte përdorur nga 24-vjeçari.

Krimet e mëparshme

Ernjet Shyti rezulton se nuk është i skeduar për krime më parë ndërsa ishte banor i lagjes mbi maternitetin e ri nëTiranë. Në banesë ai kishte vetëm nënën ditën që trokiti policia. Shyti rezulton se pas ngjarjes ka qëndruar për pak ditë në Shkodër dhe është larguar më pas drejt Mal të Zi, për tu rikthyer në Shqipëri pas 17 ditësh në prangat e policisë. Tre bashkëpunëtorët e Shytit janë persona të njohur për policinë të përfshirë më herët në vrasje, vendosje tritoli dhe vjedhje.

Cilët janë 3 autorët e tjerë në krim?

Leonard Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë. Në vitin 2014 së bashku me disa persona të tjerë Xhixha në Dibër ka tentuar që të kryejë një vrasje me porosi, në Bulqizë, pasi ai ishte paguar për të vrarë shtetasin me iniciale F.A.

Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ndërkohë që bashkëpunëtori i katërt është Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë, në vitin 2016 kanë vendosur me tritoli një biznes privat në Fushë-Krujë. Kjo për shkak të prishjes së një krushqisë në familjen e tij.

Në operacionin e koduar “Piramida“ policia njofton se ka siguruar një sërë provash materiale mes tyre, makinë, telefona celularë, karta SIM, gjurmë e prova që faktojnë përfshirjen e katër të ndaluarve. Hetimet vazhdojnë për gjetjen e urdhëruesit dhe personit që ka paguar për këtë vrasje, ku ky grup sipas hetuesve i ka lidhjet në Fushë Krujë.

Cili ishte Behar Sofia?

66 vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

VERITAS.COM.AL