-Pas tre muaj seancash dhe gjashtë ditë diskutimesh, “zoti i drogës” u deklarua fajtor për të gjitha akuzat-
Nga: Giorgia Baroncini/
Narkotrafikanti meksikan Joaquin El Chapo Guzman u deklarua fajtor në fund të procesit gjyqësor qe u zhvillua në Nju Jork.
Vendimi erdhi pas tre muajsh të seancave dhe gjashtë ditëve të diskutimeve. Mbi 200 jane orët e depozitimeve nga ana e 56 dëshmitarëve.
Tani dënimi mund ta çojë në burgim të përjetshëm. Juria e gjykatës amerikane e konsideroi “zotin e drogës” fajtor për të gjitha 11 akuzat kundër tij. El Chapo nuk dëshmoi në gjyq.
“Procesi ka hapur një spirale të shkurtër për publikun amerikan në lidhje me funksionimin e karteleve të drogës“, i tha CNN, Mike Vigil, ish-drejtues i operacioneve ndërkombëtare të DEA , agjencia amerikane anti-narkotike.
Siç kujton Republika, El Chapo u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në 2017 për t’iu përgjigjur akuzave për trafikimin e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera si udhëheqës i kartelit Sinaloa.
Avokatët e tij pretendojnë se ai është i pafajshëm dhe se ai ishte futur ne kurth nga një tjetër trafikant i fuqishëm, Ismael El Mayo Zambada.
Duke pritur të njihet me dënimin, i cili do të shpallet në qershor, El Chapo do të mbetet i mbyllur në një burg të sigurisë se larte në Shtetet e Bashkuara.
Veritas.com.al/