Tre persona kanë mbetur të vdekur në një atentat të natës së kaluar n Elbasan; tre viktimat sapo kishin dalë nga një darkë, dy prej të cilëve ishin xhaxha dhe nip.
Policia ka dhanë informacion për atentatin e ndodhur në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën të vdekur 3 persona të cilët udhëtonin me një makinë me targa të huaja. Policia thotë se po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autoreve.
Forca te shumta policie kane rrethuar zonën ne një perimetër te gjere.
Policia po kryen kontrolle e shoqërime dhe një sere veprimesh te tjera për te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.
Një grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorinë e Përgjithshme te Policise se Shtetit janë nisur ne ndihme te Policisë së Elbasanit.
Veritas.com.al/