Sot ne mengjes, nje ngjarje shume e rende ka ndodhur Himare. Nje atentator i paramenduar ka qelluar mbi biznesmenin e ndertimeve Niko Goro, dhe e ka lene te vdekur ne vend, teksa ky ndodhej ne qender te qytetit ne krah te te motres.

Autori i vrasjes  është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur,  autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua bashkë me persona të tjerë.

Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në mes të Himarës në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, e identifikuar si E. Q., 57 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një person i maskuar i paidentifikuar akoma ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj Niko Goros. Autorët e atentatit kanë qenë me një makinë tip “Tuareg”, të cilët pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi.

Pika kontrolli janë ngritur në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë, ndërsa në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e Vlorës.

Kliti Leka, autori i vrasjes së ndërtuesit Niko Goro mëngjesin e sotëm ka rrëfyer se përse e vrau 51-vjeçarin.

 Mësohet se arsyeja ka qenë një tokë që Leka i kishte dhënë biznesmenit, ku ky i fundi akoma nuk i kishte dhënë lekët.

“I kam dhënë tokën para disa kohësh e s’më ka dhënë lekët prandaj e qëllova dhe e vrava”, ka thënë autori duke pranuar fajësinë.

Pas 1 ore arrati, Kliti Leka u kap nga forcat blu në plazhin e Livadhit, në Himarë. 53-vjeçari është me origjinë himariote por banon në Tiranë.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur,  autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu. Leka ka pasur me vete një kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat ka kryer edhe vrasjen e biznesmenit. Mendohet se ata kanë qenë në konflikt prej kohësh, ndërsa pritet që të kapen edhe bashkëpunëtorët e tjerë që kanë qenë me Lekën.

VERITAS.COM.AL/