Elisabeth Millard- krye-zëvendës e Ndihmës- sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, ka mbërritur në Shqipëri  për një vizitë tre ditore. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në facebook, me të cilin i uron mirëseardhjen zonjws Millard. Gjatë qëndrimit tre ditor në Tiranë, zyrtarja amerikane do të takohet me krerët e shtetit si edhe do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare.

“Mirëse erdhe në Shqipëri, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard!

Gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë, Krye Zv. Ndihmës Sekretarja për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit Elisabeth Millard do të takohet me udhëheqës të lartë shqiptarë, do të vizitojë projekte amerikano-shqiptare, si dhe do të njihet me historinë dhe kulturën shqiptare. Ndiqni #MillardinAlbaniapër lajmet më të fundit.” – shkruhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Veritas.com.al/