Nga Leart Skiro/
Emailet? Emailet me informacion të rezervuar? Apo serveri privat dhe email-et private?
Asgjë nuk dihet cila është cila.
Drejtori i FBI sot njoftoi se ka rihapur hetimet ndaj Emaileve të Hillary Clinton. Ai u ndodh nën presionin e Kongresit, ndryshe nuk do t’i kishte hapur kurrë.
Comey, drejtor i FBI ka investiguar më parë emailet e Hillary dhe ka thënë se “nuk ka një vepër kriminale”. Por ndërkohë ka thënë se “është e pafalshme dhe e pakujdesshme” kjo që ka ndodhur.
E pafalshme dhe e pakujdesshme në informacionin sekret të shtetit, aq më shume të Shteteve të Bashkuara, do të thotë shumë. Ndoshta më shumë se një vepër e thjeshtë “kriminale”.
Drejtori i FBI, Comey e hapi hetimin. Ndoshta vetëm nën presionin e Kongresit ose edhe nën presionin se mund të ketë një president tjetër pas 8 Nntorit. Ku i dihet.
Por sa e dëmtojnë këto emaile Hillary Clinton?
Mund të jenë asgjë. Por mund të jenë gjithçka… Kështu shkruajnë analistë të Perëndimit.
Sidoqoftë, kjo çështje nuk do të marrë rrugë dhe nuk do të zgjidhet para se Amerikanët të drejtohen për në kutitë e votimit. Duhen vetëm edhe dy javë.
Duke iu afruar Ditës së Votimeve, Hillary ka nisur të ulë pikë përballë Trump. Hillary ishte 8 pike para Trump, ndërsa sot është vetëm 3 pikë përpara. Por marzhi i gabimit është 4, gjë që duhet mbajtur parasyshë.
Këtë gjë e thonë edhe mediat që gjithnjë kanë mbajtur anën e Hillary. Po të kihet parasyshë kjo, atëherë i bie që Hillary nuk është përpara Trump; përkundrazi.
Kthehemi te lajmi i ditës: A e dëmton Hillary-në afera e Email-eve? E bëj këtë pyetje duke marrë shkas nga lajmi i sotën se u rihapen hetimet?… Po sigurisht, nga ky.
Mirëpo Comey mund ta ketë hapur hetimin pikërisht për të çliruar Kongresin dhe opinionin nga makthi “Emaile”. Domethënë për t’i qetësuar deri ditën e Zgjedhjeve e mandej për të mos e hapur kurrë më. Edhe kjo mund të ndodhë.
Apo Comey e ka marrë seriozisht? Kjo do të thotë se ai mund të ketë gjetur emaile të reja në serverin privat të Hillary dhe po i kontrollon të gjitha. Mbase drektori i FBI kërkon të zbulojë më shumë në dëm të Hillary…
Të gjitha janë të ngatërruara sot për sot. Të gjitha mund të cilësohen kështu: Mund të jetë asgjë. Por mund të jetë gjithçka!
/Veritas.com.al/