Pak ditë pas votimit në Senat dhe emërimit të Eric Wendt si kryediplomat amerikan në Shqipëri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar sot me një postim në rrjetin social.

Përmes një reagimi zyrtar, ambasada konfirmoi ardhjen e Wendt për të marrë rolin e përfaqësuesit më të lartë të SHBA në Shqipëri.

Ata konfirmojnë se po presin ardhjen e ambasadorit të ri dhe se agjenda e tij në krye të detyrës mbetet mbështetja e vizionin e presidentit Donald Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *