Zoti Wray, i emëruar nga Donald Trump në krye të FBI ka hedhur poshtë pohimet e presidentit se kërkimi i të dhënave mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, janë ‘gjueti shtrigash’.
“Nuk e konsideroj se drejtori Mueller të jetë një gjueti shtrigash,” tha Christopher Wray rreth ish drejtorit të FBI, i cili po kryeson një hetim special.
Zoti Wray gjithashtu i tha Senatit në një seancë dëgjimi se ai mund të mos ‘e tërheqë grushtin’ nëse konfirmohet në këtë rol.
Ish drejtori i FBI, James Comey, ishte larguar nga detyra prej presidentit të Shteteve të bashkuara, më 9 Maj.
Veritas.com.al/