Presidenti Francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se do të qeverisë Francën si një Jupiter- një mbret i Zotave. Deklratën Macron e bëri të shkurtër, pasi zyrtarët thanë për median se se procesi i mendimit të tij ishte “shumë kompleks” që të kuptohej nga gazetarët.

Janë thërritur mbi 900 politikanë nga të dy dhomat e parlamentit Francez në një kongres të rrallë në pallatin e Louis XIV – the ‘Sun King’ – në Versajë.

Mbledhje të tilla, zakonisht janë të rezervuara për kohët e krizave kombëtare; por angazhime të tilla përdoren për të kërcënuar sundimin e parlamentarëve me anë të një referendumi nëse ata përpiqen të pengojnë ‘reformat’ që ai imponon për legjislaturën e tij.

Agjencia Reuters raporton se Macron ka thënë se dëshiron të sundojë si një president “Jupiterian”- “në distancë, figurë dinjitoze, si një zot i zotave të Romës, i cili e shfaq rrallë rëndësinë e tij dhe kujdesshëm”.

Veritas.com.al/