‘Mbreti Lakuiq’ i Andersenit nuk ka shumë lidhje me kandidatin për President të Francës. I pari kërkonte rrobat më të bukura dhe rrobaqepësit më të shquar; ndërsa Macron zhvishet dhe shkon në revistën e dedikuar për Homoseksualët…

Një foto e kandidatit favorit për zgjedhjet Presidenciale në Francë, Emmanuel Macron, ka ngjallur edhe një herë polemika rreth tij. Në kopertinën e revistën ‘Garcon’ Macron shfaqet gjysmë i zhveshur.

Foto vjen në një moment vendimtar të fushatës presidenciale dhe mbështetësit e kandidatit të “En Marche” janë të shqetësuar për rikthimin e lajmeve lidhur me dyshimet për homoseksualitetin e tij.

Më 7 shkurt, Macron mohoi publikisht thashethemet për një marrëdhënie me Presidentin e Radio Francës, Mathieu Gallet.

Në Twitter, mbështetësit e Macron e denoncuan lajmin si “të rremë”, pas të cilit sipas tyre fshiheshin “fashistët” ose “Fronti Kombëtar”.

“Ndonjëherë ju duhet të guxoni”, tha Christophe Soret, kryeredaktor i revistës.

Kreu i komunikimit të “En Marche”, Sibeth Ndiaye, u mjaftua me një koment të shkurtër:

“Imazhi është manipuluar shumë herë, ata qarkullojnë thashetheme.”

/Veritas.com.al/