AFP/Alexander Zemlianichenko

 

STAMBOLL (AP) – Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi fitoren në zgjedhjet lokale, por suksesi i opozitës në qytetet kryesore i dha një goditje të rëndësishme dominimit te partisë së tij. Partia qeverisëse humbi kryeqytetin, Ankaranë, dhe gara për kryebashkiakun e Stambollit ishte ende shumë afër per tu deklaruar të hënën herët.

Zgjedhjet vendore të së dielës u konsideruan gjerësisht si një provë e mbështetjes për Erdoganin, pasi kombi i 81 milion njerëzve përballet me një recesion të frikshëm ekonomik me inflacionin me dy shifra, rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe papunësinë e lartë.

Partia kryesore e opozitës që fitoi garën për kryebashkiakun metropolitan në Ankara, shënon një ndryshim simbolik. Kryeqyteti ishte mbajtur nga Partia Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit, AKP dhe paraardhësja e saj me orientim islamik për 25 vjet.

Më shumë se 57 milionë votues kishin të drejtë të merrnin pjesë në zgjedhjen e kryebashkiakeve te 30 qyteteve kryesore, 51 kryeqendrave krahinore dhe 922 qarqeve në Turqi. Në qytetet e mëdha, votuesit kanë hedhur katër fletëvotime, për kryebashkiakun e metropolit, kryebashkiakun e qarkut,asamblene bashkiake dhe administratorin e zones.

Sipas rezultateve jozyrtare të raportuara nga agjensia shteterore e lajmeve Anadolu, Mansur Yavas, kandidati i Partisë Popullore Republikane laike, ose CHP, fitoi postin e lartë në Ankara. AKP mban ende shumicën ne 25 provinca të Ankarasë.

Qeveria kishte udhëhequr një fushatë armiqësore kundër Yavas dhe partisë së tij, duke e akuzuar atë për falsifikim dhe evazion fiskal.

Por Erdogan doli prape në krye pasi partia në pushtet dhe një parti aleate nacionaliste fituan më shumë se gjysmën e votave në të gjithë Turqinë.

Duke folur nga ballkoni i selisë së partisë në Ankara të hënën herët, nga ku ai ka deklaruar fitoren për vite, Erdogan tha se ai dhe aleatët e tij kishin dalë të parët. Duke pranuar regresin, ai tha se partia do të punonte për të kuptuar dhe korrigjuar ku kishin dështuar.

Numërimi i votave ishte ende duke u zhvilluar të hënën në mëngjes në qytetin më të madh të Turqisë dhe qendrën tregtare, Stamboll. Të dy kandidatët – Ekrem Imamoglu për CHP dhe ish-kryeministri Binali Yildirim për AKP – pretenduan se kishin fituar.

Opozita akuzoi Anadolun për paragjykime dhe rezultatet jozyrtare të agjencisë për Stambollin ishin mbërthyer në 98 përqind të votave të numëruara për orë të tëra. Agjencia private e lajmeve Demiroren tregoi se Imamoglu udhëhiqte të hënën.

Karrikja e kryetarit të bashkisë në qytetin e 15 milion njerezve është e rëndësishme. Ngjitja e Erdoganit në pushtet filloi atje në vitin 1994.

Në provincat me mbizotërim Kurd, një parti pro-Kurde fitoi shtatë vendet e para për kryebashkiak, por humbi disa bastione, duke përfshirë krahinën juglindore Sirnak,ndaj partisë në pushtet.

Që nga viti 2016, qeveria ka zëvendësuar 95 kryetarë të zgjedhur bashkiakë, provincialë ose të qarkut me administratorët e emëruar nga qeveria në një represion ndaj Partisë Popullore Demokratike, ose HDP, për lidhje të dyshuara me militantët kurdë të jashtëligjshëm.

HDP ishte zotuar se do t’i fitonte ato. Mes një blackout-i mediatik dhe pavarësisht humbjeve të mëdha në rajon, ajo rifitoi kryebashkiakun e bashkisë në kryeqytetin simbolik të Kurdëve, Dijarbakir. Zyrtarët qeveritarë kanë kërcënuar më parë se nuk do të njohin rezultatet nëse fitojnë kandidatët e HDP me lidhje terroriste.

Opozita laike gjithashtu bëri fitime të rëndësishme në provincat përgjatë Mesdheut, duke përfshirë marrjen e Adanës nacionalistëve dhe qytetin turistik te Antalias partise në pushtet. Ajo gjithashtu ruajti fitoren e saj mbi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë, të ndodhur në Detin Egje. Nëse Imamoglu fiton në Stamboll, opozita do të administrojë tre qytetet më të populluara.

Një vendim strategjik nga partia pro-kurde për te mos marre pjesë  ne garat kritike në qytetet e mëdha mund të ketë kontribuar në rritjen e votave të partisë laike.

Turqia do të ketë edhe kryebashkiakun e parë komunist, në provincën lindore të Tunçelit.