Ish asambleistja e Nevadës, Lucy Flores, tani një aktiviste e drejtësisë sociale, ka zbuluar se zëvendës- presidenti Joe Biden ishte ‘shumë i mërzitur’ me të gjatë ngjarjeve të fushatës.

Ajo tha me lehtësi për ‘The Cut’ se incidenti ndodhi gjatë fushatës së saj për zëvendës  guvernatorë në Nevada në vitin 2014, kur Joe Biden erdhi në shtetin e Nevadas për ta ndihmuar në fushatë.

Por para mitingut të fushatës, ai e preku kandidaten aq sa ajo ndjeu se ishte e pahijshme:

Unë po merrja frymë thellë dhe po bëhesha gati për të dalë para turmave, kur ndjeva dy duar që më shtrënguan në shpatulla. Ngriva. “Pse zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara po më prek?”. Ndjeva se ai mu afrua edhe më shumë nga prapa. Ai u përkul dhe më thithi flokët. U turpërova për vdekje. Mendja më shkoi se nuk i kisha larë flokët sot dhe zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara po merr atë erë. Dhe gjithashtu, dreqi e mori… Pse zëvendës- presidenti i Shteteve të Bashkuara po merr erë kokës sime?” Ai vazhdoi të më puthte ngadalë prapa kokës. Truri im nuk mund të punonte se çfarë po ndodhte. Ndjehesha e bezdisur. U shokova. Rashë në konfuzion. KA një fjalë të urtë spanjolle  “tragame tierra,” që do të thotë: “gjithë bota më erdhi rrotull”. Nuk doja gjë në botë veç të largoja Biden prej meje. U thërrit emri im , por nuk u ndjeva mirë që po merrja flajën para votuesve të mi’.

Zonja Flores tha se pamja e Biden duke prekur një grua e bëri situatën të pamundur për të mbajtur qetësinë, që krijoji lidhjen kur Biden nuhaste qafën e gruas së sekretarit të Mbrojtjes Ash Carter, gruan e senatorit Chuck Grassley në gjuhë, duke përkëdhelur gratë deri në veshë gjatë fushatës.

“Kurrë nuk kisha dyshuar për Joe Biden… Dhe akoma sot e kësaj dite, pavarësisht çfarë ndodhi, edhe pse janë shkruar disa artikuj rreth të të njëjtës gjë, Biden mbetet një xhaxha i vogël favorit i Amerikës”.

Flores tha se e ndjeu të rëndësishme që ta tregonte ngjarjen, përderisa Biden po mendon që të garojë për president i Shteteve të Bashkuara.

Veritas.com.al/