Në një konferencë të mbajtur të Mërkurën, presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan vlerësoi se ai të paktën personalisht do t’i kërkojë presidentit Trump që të shfuqizojë mbështetjen ndaj Mbrojtjes së Popullit Kurd të Sirisë (YPG), derisa “durimi i Turqisë nuk ka mbaruar akoma”. Ai përmendi se të dy shtetet janë në një bashkëpunim kundër Shtetit Islamik.
Pentagoni ka njoftuar se mund ta zgjerojë mbështetjen ushtarake për YPG, i konsideruar si reparti më i suksesshëm ushtarak në luftë kundër ISIS sot. Ndërsa Turqia konsideron se YPG është vetëm një shtesë e grupit terrorist Marksist të PKK (Parti e Punëtorëve Kurd).
“N duam të besojmë se aleatët tanë do të mbajnë anën tonë dhe jo me organizatat terroriste”- tha Erdogan gjatë konferencës në Sierra Leone në takimin me presidentin Ernest Bai Koroma. Ai tha se shpreson se Pentagoni do ta ‘kthejë’ vendimin për të armatosur YPG “para se unë të shkoj në Amerikë.”
/Veritas.com.al/