Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan iu bëri thirrje myslimanëve që të vizitojnë Piedestalin e Tempullit dhe të nisin veprimin kundër ‘poshtërimit’ të ‘Jeruzalemit të pushtuar’- sipas tij. Ai i quajti Izraelin një shte ‘diskriminues racist’ që i ka reminishencat në aparteid.
Erdogan gjithashtu takoi kryeministrin Palestinez, Rami Hamdallah me qëllim që të punojnë për “unifikimin e përpjekjeve që të mbrojnë Jeruzalemin kundër përpjekjeve për judaizim”- sipas tij. Kështu raporton agjencia shtetërore palestineze MAAN.
“Ne si Myslimanë. duhet ta vizitojmë më shoesh Al-Quds,” tha ai, duke iu referuar Jeruzalemit sipas emrit Arabik, ‘Al-Quds’.
“Si komunitet Mysliman, ne duhet të vizitojmë Xhaminë e Al- Aqsa më shpesh, çdo ditë që Jeruzalemi ndodhet nën pushtim është një fyerje për ne” tha ai në hapje të një ceremone ndërkombëtare mbi al-Quds Waqf në Stamboll.
Erdogan tha se sa më shumë Myslimanë vizitojnë Jeruzalemin “kjo do të jetë mbështetja më e madhe për vëllezërit tanë atje”.
/Veritas.com.al/