( FOTO: Presidenti i Turqisë, Erdogan)

Presidenti i Turqisë deklaroi të Mërkurën se vota që pritet nga Parlamenti Europian mbi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, është “pa vlerë” për vendin tonë. Lajmi u shpërnda sot nga Assocciation Press (AP).

Ligjvënësit e Bashkimit Europian kanë planifikuar që këtë javë të mbajnë një votim jo të detyrues që të pezullohen bisedimet me qeverinë turke dhe aktet e saj pa precedentë pas dështimit të grushtit të shtetit në korrik të këtij viti.

Shtetet anëtare të BE kanë lëshuar zëra vërtet shqetësues mbi periudhën pas gushtit të shtetit kur qeveria e Turqisë ka marrë masa represive ndaj ushtarakëve, ndaj punonjësve publik, ndaj gjykatësve dhe gazetarëve. Mijëra janë burgosur nën akuza false për “grusht shteti”.

/Veritas.com.al/