Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Ai nuk dha një prononcim për mediat, megjithatë pak ditë më parë paralajmëroi se do të dorëzonte në Prokurori dosjet për të gjitha çështjet, përfshirë inceneratorin dhe atë ‘5D’.
Gazetari Ermal vija raporton për ABC News se “Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur sot në orën 09:00 në SPAK dhe ka qëndruar për rreth 1 orë. Në orën 10:00 do të jetë përballë prokurorit Dritan Prenci. Ai do të japë sqarime në lidhje me inceneratroin e Tiranës. Prej datës 8 dhjetor SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste. Veliaj do të japë sqarime dhe do të dorëzojë dokumentacionin që do mund ti vijë në ndihmë SPAK për inceneratorin. Sakaq do të presim nëse do të flasë para gazetarëve”.