Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
ABC New mëson se Veliaj ndodhet në SPAK, që prej orës 09:00 të mëngjesit.
Kryebashkiaku po merret në pyetje, lidhur me disa veprime hetimore ndaj tij dhe familjarëve të tij, lidhur me verifikimin e pasurisë.
“Do të japë sqarime për disa veprime hetimore për të cilat Prokuroria e Posaçme po kryen veprime në drejtim të kryetarit të bashkisë dhe famijarëve të tij. Hetimet e prokurorisë janë ende në fazën e verifikimit. Veliaj është paraqitur për herë të dytë në SPAK”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./
Komente