I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në zyrat e PD-së zyrtare, ku pritet të takohet me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Escobar, i cili shoqërohet nga amnasadorja Yuri Kim është pritur nga Gazment Bardhi.

Më pas, siç është parashikuar, Escobar do të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.