Nga Anila Rezhda, shkrimtare/
Kur menduam se Evropa tekanjoze ia arriti së fundmi të gjejë gjuhë të përbashkët komunikimi me shtetet përbërëse të kontinentit të saj, na erdhën bombat në kokë. Jo vetëm realet me viktima të pafajshme duke qenë udhës për të nxjerrë bukën e gojës, por edhe bomba ekonomike. Në një bashkim të vullnetshëm të tyre por jo të ratifikuar me kontrata ndërshtetërore, Evropa ka filluar të thërrasë për dhënie llogarie si gjyqtar pa diplome shtetet një më një dhe kryesisht ato të Lindjes. Ndonëse dihet se këto kanë qenë vendet më të prekura nga skamja dhe uria e luftës së dytë botërore (që ata e shkaktuan), ndonëse mezi ngritën kokën dhe rindërtuan shkatërrimet fatale, ndonëse ju vodhën buxhetet shtetërore në metal të çmuar si Flori&Ar. Këto vende, të mbytura më pas në ndryshimet e sistemeve të cilat u rigjakosën nga luftërat civile ose të ftohta si dhe Shqipëria, nuk arritën të shohin ditë të bardhë as 20-të vjet, sepse u shpall lufta ekonomike. Evropa për ata që e kane birësuar sikur ta kenë pronë të tyre, meriton sot një *TURP të madh dhe jo me të jetë edukatorja e sjelljeve tona të brendshme shtetërore!!!
Si u kap Evropa në gjumë dhe po e paguaj edhe unë?
Po të bësh një pazëll të opinioneve të Oficerëve Madhorë të Shërbimeve Sekrete Shtetërore Evropiane, del se punonjësit e këtyre departamenteve vetëm nxirrnin qenushat e tyre xhiro tre herë në ditë. Ndonëse një kontinent i tërë Aziatik po mbytej në gjak, po ndryshonin pushtetet, po rifundoseshin mëri të hershme, këto shërbime nuk morën asnjë masë për mbrojtjen e jetëve të shtetasve Evropianë. I lanë në mëshirë të fatit. Dihet që shtetet Evropiane kanë politika ushtarake karshi shteteve të tjera përderisa kanë industri lufte. Pra nuk kanë vetëm politikë mbrojtjen e territoreve të tyre. Duke ditur se evolojnë politika të tilla dhe se mileti i kontinenteve të tjera nuk ha bar…duhet të kishin marrë masa për dyndjen e personave të dyshimte karshi Evropës dhe mos ta linin këtë komunitet të pambrojtur fare. Krimi i organizuar karshi Evropës ndërroi formë. U hartua në gjirin e familjeve!!!-shprehen ekspertët e spiunazhit, ku përgjimi është i pamundur pasi ata dalin si familjarë me fëmijët bashkë dhe nuk bien në sy fare. Të depërtosh në një familje për të marrë info është pothuajse e pamundur për momentin. Format e hershme si, shikojmë grup burrash që dalin shpesh bashkë, etj., etj., janë tashmë të harruara. Mënyrat e komunikimit të tyre nuk kanë të bëjnë fare me elektronikën. Ata organizohen gojazi, me letra që shkruhen dhe digjen. Pjesëmarrja e grave në aktet terroriste është tashmë realitet dhe dihet. Pra, kur Evropa vendosi të organizojë mis-e bukurie, mis-e nusërie, floku, hunde, gjoksi, ATA!!! organizuan gratë duke ju kujtuar se po vriteshin fëmijët që në bark të tyre, embrione. Ndonëse shtetasit Evropianë paguajnë taxa për ushtri e polici e shërbimet parandaluese të krimit masiv, u gjetën të pambrojtur para masakrës më të organizuar karshi tyre.
Lind pyetja, vunë mënd dhe po merren masa apo i bien dajres akoma?!
Sigurisht që masat mund të jenë në letra por në realitet është e pamundur ende. Pasi thamë që shumë prej personave që shkaktojnë masakra janë shtetas Evropianë, si ti gjesh. Dhe secili nga ne si Shqiptar bën pyetjen në vete: “ po ç’ne shtetas Evropian kaq lehtësisht të ardhur nga mbarë bota në këtë kontinent? Po unë që jam kufiri blu detar i Evropës dhe me do apo nuk më do mua si shtet nuk më lagen shumë drutë, si jam kaq i përkufizuar dhe që të përfitoj nënshtetësi duhet të plotësoj 1000 kritere? Pse sa jete kam që të pres këto aprovime dekadash? Pse nuk zbatohet filozofia e Klinikës Psikiatrike që njeriu lind dhe merret pozitiv deri në vërtetimin e të kundërtës? Mos kemi të bëjmë me idenë e genit keqbërës që dikur shfarosi popuj? Pse shteti jonë nuk ngul këmbë haptazi për të drejta të barabarta bile me prioritet për përfitimin e nënshtetësive por akoma dhe pas 27-të vjetësh hapje kufiri, kjo diskutohet si dhuratë Floriri që mund të na bëjë Evropa neve?”.
Rëndësi ka ndërgjegjësimi i politikanëve tanë, i inteligjencës kombëtare si dhe bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën se kjo detyrë karshi kombit duhet kryer. Jo ti lutemi ne një Evrope që u kap në gjumë dhe dëmet e saj po ndjehen mbi kurrizin tonë me përkufizim lëvizjeje. Ne i dhamë Evropës 1.700.000 mijë shtetasit tanë që punuan, ndërtuan ato vende, paguajnë taxa, shtuan popullsinë me gjak të ri, janë tashmë edhe ata mbrojtës të territoreve të Evropës sepse djemtë tanë kryejnë detyrimin ushtarak.
Evropa në këtë moment…
Merret me numra, skeda ekonomike, ka hyjnizuar ndihmat ekonomike që jep karshi vëndeve në nevojë duke harruar se malli I tyre shitet tek ne duke lëvizur pozitivisht ekonomia e tyre. Ndërkohë që vëndet e Lindjes kanë qënë gjithmonë në luftë të hapur me trafiqet e deteve të hapura, të dëmtuar dhe pa paisje bashkëkohore për këtë luftë detare. Sikur ju vjen më ëmbël të vëzhgojnë ata vetë territoret tona për të “zhdukur të keqen”. Pse ne nuk dimë apo nuk mundemi?! Ku e ka burimin ky ujë qe rrjedh dihet, diku afër shtëpisë së Dhelprës së Vjetër!!! Mos u ndjeni kaq fakirë, të pa arrirë, larg ëndrrës Evropiane dhe kaq të përkulur karshi tyre. Po të donin krerët e BE-së do kishin bërë mrekullira në këtë kontinet yll me stinë perlë e kombe kaq të kulturuar. Nuk duan, nuk dine apo janë raciste dhe flenë me idetë sunduese ende ne jastëkët e tyre?
Uluritja e mediave tona për shoqëri sterile!!!
E lexuam edhe këtë. Mediat tona në një tendencë për t’ju fshirë këpucët Evropianëve nga mëngjesi deri në darkë, diskriminojnë vendin e tyre-tonin, demaskojnë pafundësisht banda dhe krerët e tyre me të dhëna të sakta dhe…populli pret ditën e shpalljes së sterilizimit të shoqërisë tonë!!! Gjykatat janë Shqiptare more ditëzinj. Te akuzuarit janë Shqiptarë. Vepra penale është kryer në Shqipëri, këtu do gjykohet, pse ulurit të na dëgjojë bota, ndonjë Amerikë tjetër zbulova? Një popull kaq i vogël me kaq kontribut madh në të keqen masive karshi Evropës- e morët edhe këtë titull se e çorët për ta marrë. Shoqëritë nuk mund të bëhen të virgjëra kurrë! Ato kanë mes tyre shtresa të mëkëmbura, të varfra, pa intelekt, njerëz të prirë nga gjithçka ilegale. Kur flasim për ekonomi të lirë tregu, Tregu i Zi përfshihet në të dhe mos na bëni Rosat që janë në modë këtë vit për të lundruar pishinave! E thotë vetë fjala- e lire! Shteti duhet të ketë mekanizma mbrojtës për mosdemaskim të këtyre rasteve në arenë ndërkombëtare pasi, je dhe shkelës i të drejtës themeltare të të Drejtave të Njeriu: “ Ruajtja e të Dhënave Personale të Personave me Proçedencë Penale brenda Territorit të Kryerjes së Veprës Penale”. Po të shikosh çfarë bën udhëheqësit e disa shteteve që u zhytën në krizë ekonomike fix në fillesat e saj që tërmeti ishte 8-të Righter do me kuptoni!!! (Shiko Italia e para). Haptazi lutën Mafian për ndihma karshi shtetit që ishte në situatë emergjente. Ju bën thirrje për depozitim në buxhetin shtetëror të depozitimeve të tyre marramendëse nga ç’do bankë ndërkombëtare, duke i siguruar që nuk do penalizoheshin për prejardhjen e këtyre shumave fare, par nuk do ushtrohej kontrolli shtetëror mbi konfirmimin: të ardhura-depozitime. I mbushën bankat kesh duke lehtësuan situatat ekonomike. Ndërkohë që Evropa që ne i përkulemi sikur i kemi borxh edhe frymën bën Kinezin dhe funksionon kështu, ne vetëgjykohemi dhe vetshpallemi se do bëhemi vend Pëllumbash! Ja’u premtojmë këtë gjë dhe ata tallen me ne. Ishin dikur në të vërtet vënd steril nga sëmundjet e këqija masive si trafik droge, armësh etj. Pasi dolëm nga ajo skëterrë 50-të vjeçare,askush nga vendet Evropiane nuk denjoi të na jepte Azil Politik duke respektuar qëndrimin tonë stoik karshi këtyre trafiqeve. Na pagëzuan emigrantë ekonomikë, na dhanë një cope bukë ndërkohë që askush nga ne nuk ishte rast kaq i thjeshtë. Kishim vuajtur, i kishim kurrizet copë nga kamzhikët dhe dosjet tona ishin gati për burgime, për gjak të ri në burgje. Brezi i Artë te 90-tës duhej masakruar bugjeve ideore sepse të hershmit ishin plakur, kishin humbur kujtesën, kishin vdekur, mjerisht për Cipën tonë kombëtare që nuk I shpëtuan dot!
Evropa i ka borxhe numerike të papara Shqipërisë sepse, shet mallin e saj, me çmimin e saj, me rrogat tona!
Evropa i ka borxh politika nga më izolueset Shqipërisë, vend mes Evropës që vuante diktaturën dhe “ata se dinin”.
Evropa na ka borxh marrëveshje mes tyre pa prezencën e krerëve tanë shtetërore.
Ndaj ngrini hundën në lartësinë reale me fizionominë e Respektuar Shqiptare se ju morri historia me kaq histeri për t’ju thurur elozhe.