Franca dhe Gjermania do të zhvillojë një betejë për ‘jetë a vdekje’ pasi sot do të përcaktohet edhe emri tjetër finalist që do të përballet në 10 korrik kundër Portugalisë.
Prej 6 ndeshesh radhazi Gjermania e Joachim Loë nuk e njeh humbjen. Katër prej tyre kanë përfunduar me fitore dhe dy në barazim përfshirë këtu edhe 5 ndeshjet e Kampionatit Europian.
Hera e fundit në të cilën është mundur Gjermania ka qenë miqësorja ndaj Sllovakisë para startit të ‘Euro 2016’, shkruan Syri.net.
Një tjetër statistikë interesante në favor të Loë janë fitoret e shumta ndaj vendeve organizatore në kompeticionet ndërkombëtare.
Në 9 sfida ka dominuar Gjermania në përballje me vendin organizator ku më e famshmja është fitorja tenistike 7-1 kundër Brazilin në Kampionatin Botëror ‘Brasil 2014’.
Gjermania është kualifikuar 6 herë në 7 gjysmëfinalet e luajtura gjatë Botëroreve ose Evropianeve.
Vetëm në vitin 1958 Gjermania është mposhtur në gjysmëfinale nga Suedia ndërsa çdo takim tjetër e ka fituar./